LAJMI I FUNDIT:

I akuzuari mohon ta ketë përkrahur ISIS-in dhe të ketë postuar foto kërcënuese ndaj kryeministrit Haradinaj

I akuzuari mohon ta ketë përkrahur ISIS-in dhe të ketë postuar foto kërcënuese ndaj kryeministrit Haradinaj

I akuzuari Bledar Elshani, ka mohuar fajësinë lidhur me akuzat se ka postuar fotografi me përmbajtje kërcënuese për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe se ka bërë propagandë për organizatën terroriste ISIS.

Në seancën e së mërkurës në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ai është deklaruar i pafajshëm lidhur me këto akuza.


Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit special Afrim Shefkiu, i akuzuari Elshani nuk e ka pranuar fajësinë për veprat penale “shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Shefkiu, ka plotësuar arsyetimin e aktakuzës, duke shtuar që ndaj Elshanit të shqiptohet edhe dënimi plotësues, konfiskimi i një “Iphone 6”, një thikë dhe një USB, mjete këto me të cilat po pretendohet se ai kishte kryer veprat penale.

Mbrojtësi i Elshanit, avokati Isak Hoxha, ka thënë se i mbrojturi i tij, kishte pranuar postimin që kishte bërë në rrjete sociale, por ka thënë se çdokujt mund t’i ndodhë që të ketë në USB foto të ndryshme.

Ai ka thënë se ekzistonte mundësia që të bënin marrëveshje me prokurorinë për pranimin e fajësisë, si dhe ka kërkuar nga gjykata që të akuzuarit Elshani t’i ndërpritet masa e paraburgimit.

“Kërkoj që ndaj të mbrojturit tim të ndërpritet paraburgimi, nuk ka asnjë arsye që të mbetet në paraburgim, shpresoj shumë të hyrja në një marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë, kërkoj që ta trajtoni çështjen e paraburgimit, pasi ka gjashtë muaj që qëndron në paraburgim”, ka thënë avokati Hoxha.

Mirëpo, prokurori Shefkiu e ka kundërshtuar propozimin për ndërprerjen e paraburgimit, pasi sipas tij, ende ekzistonin shkaqet për të cilat ishte caktuar dhe vazhduar kjo masë.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Shadije Gërguri e ka refuzuar propozimin për ndërprerjen e paraburgimit, ndërsa ka njoftuar të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij se brenda afatit prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kërkesën për kundërshtimin e provave dhe hudhjen e aktakuzës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri Bledar Elshani, nga muaji gusht i vitit 2018 e deri në muajin janar të vitit 2019, si administrator i një kanali në rrjetet sociale, me anë të fotografive dhe video – incizimeve ka bërë propagandim në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, duke përkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste siç janë sulmet e fundit në botë në krijimin e “Shtetit Islamik”.

Po ashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri Bledar Elshani, më 23 gusht 2018, përmes po të njëjtit kanal ka postuar foton e animuar me mbishkrim: “Melodia e parapëlqyer e Muxhahidit është zëri i qafirit gjatë heqjes së kokës”, dhe më 10 janar 2019, përmes kanalit të njëjtë ka postuar foto me përmbajtje kërcënuese ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me mbishkrim “Do t’ju vijë fundi o taguta shqiptar Bi’Idhnilah”, i bërë nga një person i maskuar e ku në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste “ISIS”.

Me këto veprime, sipas prokurorisë,  i pandehuri Bledar Elshani, ka kryer veprën penale “shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 141 të KPRK-së.

Gjithashtu, vazhdon njoftimi i PSRK-së, i akuzuari më 11 janar 2019, në Drenas, në vend publik me rastin e ndaljes dhe kontrollimit nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Prishtinë, është vërtetuar se i njëjti në kundërshtim me nenin 2 nën paragrafi 1.24 të Ligjit për Armët në Kosovë, ka mbajt dhe bart në trup një armë të ftohtë – thikë luftarake e përshtatshme për shkaktimin e lëndimeve trupore dhe e njëjta i është sekuestruar.

Me këto veprime i pandehuri Bledar Elshani, ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndryshe, kallëzimi penal kundër të pandehurit Bledar Elshanit ishte ngritur nga Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës.

Sipas kallëzimit penal, e gjithë kjo ka ndodhur me qëllim të frikësimit serioz të popullatës apo që seriozisht të destabilizojë strukturat themelore politike e Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Drejtoria Kundër Terrorizmit në Prishtinë, kishte bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit ku i ishte sekuestruar një “Iphone 6”, pasi që i ishte gjetur një fotografi kërcënuese si dhe një thikë.

Pas kësaj, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 12 janar të këtij viti, personit në fjalë i kishte caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. /Betimipërdrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori