Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi deklaroi se kryeministri Albin Kurti me veprimet e tij arbitrare, duke mos dëgjuar zërin e LDK-së, synoi krizë institucionale. Kjo pasi sipas tij, kryeministri nuk dëshiron të konfrontohet me dialogun për shkak të mungesës së aftësisë dhe kapacitetit.
Gjatë seancës së jashtëzakonshme për rrëzimin e qeverisë Kurti, Abrashi siguroi se Albin Kurti e di mirë që LDK nuk bën marrëveshje me PDK-në, për këtë sipas tij shkarkoi ministrin Agim Veliu.
“Nuk dëshiron të ballafaqohet me procesin e dialogut, nuk dëshiron të konfrontohet me dialogun sepse nuk ka kurrfarë aftësie as kapaciteti të jetë lider i marrëdhënieve ndërkombëtare. Për vetëm 40 ditë njeriu i cili ishte kundër Rambujesë, kundër Ahtisarit, kundër pavarësisë, për 40 ditë mbjelli dhe kultivoi përçarje mes partnerëve tanë. Për 40 ditë bëri që Evropa dhe Amerika të mos flasin me një zë për Kosovën. Dhe këtë e bëri që të ik nga pa përgjegjësia e tij dhe të përfitoj nga kjo situatë”, deklaroi Abrashi.
Duke përmendur konferencën në Mynih, Abrashi tha se liderët e tjerë të Ballkanit tentuan të gjejnë zgjidhje, ndërsa kryeministri Kurti synoi të sillet si shef karshi këtyre partnerëve.
“Çka edhe më keq gënjen për marrëveshjet e arritura dhe nxjerrë një video të fjalimit të tij duke thyer rregullat në nivel ndërkombëtarë. Këto rregulla të shenjta të demokracisë u thyen për herë të parë nga kryeministri jonë, për të shëruar apetitet e tij patriotike, për më keq Pompeo takoi të gjithë liderët por jo kryeministrin tanë”, shtoi Abrashi.
Duke përmendur raportet me ShBA-të, Abrashi ka akuzuar Kurtin se është kryeministri i parë që nuk i hap telefonin Shtëpisë së Bardhë. Akuzat kanë shkuar edhe më tej, sipas tij Albin Kurti ka bashkëpunuar me PDK-në në vitin 2013 dhe 2017 kur kishin rrëzuar Isa Mustafën nga posti i kryeministrit.
Për këtë ka reaguar Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ku sipas tij Abrashi nuk ka arritur të jetë ministër i Albin Kurtit e për këtë sipas tij pakënaqësia është e natyrshme.
Tha se lidhja prej Rambujesë deri tek Ahtisari është deklaratë që është thënë vetëm nga presidenti Hashim Thaçi.
“Kryeministri tha e ka përçarë Bashkësinë Ndërkombëtare, shife Albin Kurti e ka përçarë Bashkësinë Ndërkombëtare. Këtë fjalim Arban e ke pasur në 2018, kundër Hashim Thaçit, të njëjtën e ke thënë, ke thënë çështja e hapjes së territoreve e përçau Amerikën me Evropë. Tash po ja thua Albin Kurtit, do të thotë të njëjtat gjëra që i ke thënë për Hashim Thaçin. Këtë e keni pasur etiketë për Hashim Thaçin gjatë vitit 2017-2019 sa e kemi pasur opozitën e përbashkët, ku e ndërrove tash qëndrimin qind për qind. Tjetra në konferencën e Mynihut, e lëshove një rrenë të padurueshme, në konferencën e Mynihut nëse ki ndonjë argument…që ai incizim që ka dalur është prej kryeministrin Kurti, ai është i dhënë përgjegjësi, por nëse ti je duke bërë shpifje në këtë foltore pse ta mundëson këtë gjë, edhe ti duhet të japësh përgjegjësi. Ai incizim ka dalur prej punëtorëve të konferencës aty”, deklaroi Konjufca.
Për këtë Abrashi tha se për herë të parë Kosovës po i imponohen sanksione të ndryshme, prandaj sipas tij nuk po përsëriten fjalët e Hashim Thaçit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pronari i një kompanie në Tetovë thotë se është mashtruar, i janë marrë mbi 21.000 euro
AGK për raportin e Freedom House: Qeveria e angazhuar në fushata kundër gazetarëve, me përpjekje për politizim të KPM-së
56 vjetori e gjen Hashim Thaçin në qeli – bashkëpunëtorët e urojnë për ditëlindje
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert