Modelja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, ka qenë disa herë pre e sulmeve apo thashethemeve që lidhen me jetën e saj private.

Duke qenë nuse në familjen Berisha, shpesh herë figura e saj është tentuar të përfshihet nga mediat online në politikë, ndërkohë që në raste të tilla Armina ka reaguar gjithmonë.


Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi kur bukuroshja ka hasur në një lajm të rremë, që e paraqiste modelen kinse ndodhet me pushime në Dubai.

armina mevlani 272030063 1241895629627244 1996089803671613791 n

“Berisha në krye të protestës kundër rritjes së çmimeve, Armina Mevlani pushime luksoze në Dubai”, lexonte titulli i cili përfshinte një fotografi të dy vajzave me bikini në det.

Ndërkohë me të parë këtë, modelja Mevlani e publikoi në InstaStory, duke demantuar faktin se është ajo në fotografi.

armina mevlani

“Po mirë turp nuk keni që gënjeni? Media paçavure që hani bukë vetëm mbi gënjeshtra tërë jetën? Nuk po gjeni lajme dhe e mbushni me mashtrime? Dhe për më tepër vendosni fotografi të njerëzve të tjerë duke thënë që jam unë”, ka shkruar Armina në reagimin e saj.

Bukuroshja shqiptare përndryshe vazhdon të jetë pjesë e panelit të diskutimit në emisionin shumë të ndjekur të TCH, “Goca dhe gra”. /Telegrafi/

armina mevlani 232543615 209724937767669 3933778315496961188 n

armina mevlani 235443411 140375534843720 947853655950253272 n

armina mevlani 271245374 2059957357506707 4573435318294879405 n