LAJMI I FUNDIT:

Akuzoheshin për përdhunimin dhe vrasjen e fëmijëve, ekzekutohen tre burra në kryeqytetin e Jemenit – turma filmonte momentet rrëqethëse

Akuzoheshin për përdhunimin dhe vrasjen e fëmijëve, ekzekutohen tre burra në kryeqytetin e Jemenit – turma filmonte momentet rrëqethëse

Tre burra nga Jemeni janë ekzekutuar publikisht në qytetin Sani që është nën kontrollin e kryengritësve, pasi që janë dënuar për vrasjen e fëmijëve.

Fotografitë rrëqethëse tregojnë Ali Al-Nami, 40-vjeç, Abdullah Al-Makali, 38, dhe Mohammad Arman, 33-vjeç, që u dërguan në sheshin Tahrir të qytetit të Sanit, transmeton Telegrafi.


Ata ishin veshur me rroba të kaltra duke u detyruar të qëndrojnë të shtrirë në tepih, para se të vriten me plumb në shpinë nga ana e ekzekutuesve të veshur me uniforma ushtarake dhe doreza të zeza.

Në një fotografi mund të shihet rojtari duke qeshur kur viktima ekzekutohet para turmës. Këto janë ekzekutimet e para publike në Sana nga gushti i vitit 2018, kur kryengritësit vranë tre burra dhe një tjetër varën në një vinç, për shkak të përdhunimit dhe vrasjes së fëmijëve.

Burrat që sot u ekzekutuan dënoheshin për krime të ndryshme Abdullah Ali al-Mukali dhe Mohammad Arman, akuzoheshin për përdhunimin dhe vrasjen e një djali 8-vjeçar, derisa Al-Nami akuzohej për vrasjen e tri vajzave të tij të moshës 7,12 dhe 14.

Al-Nami kishte pranuar se ka ngufatur vajzat, pasi që e ëma e tyre e kishte braktisur shtëpinë pas mosmarrëveshjeve që i kishte pasur me të. Pas vrasjes së Al-Namit, ai është mbështjellë me tepih dhe trupi i tij u largua nga sheshi i qytetit.

E turma ka mundur të filmojë ekzekutimin me telefona mobil. Në anën tjetër ushtarët kufomat tjetër i futën në thasë dhe i larguan nga rruga.

Dënimi me vdekje nuk është diçka e pazakontë në Jemen, dhe zakonisht aplikohet për ata që akuzohen për vepra të rënda penale siç është vrasja, përdhunimi dhe terrorizmi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Botë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Kalo në kategori