Ambasada e Kosovës në Bernë po kërkon shpjegime, e të premten ka intervenuar personalisht madje edhe ministri i Drejtësisë i Kosovës Hajredin Kuçi, te homologia e tij zvicerane Simonetta Sommaruga, lidhur me arrestimin e një shtetasi kosovar sipas një aktakuze të shtetit serb.
Albert S. nuk kishte parandier diçka të keqe kur të martën e kaluar pak para orës 6 iu prish gjumi.
Ai hapi derën e banesës së tij në një lagje të Zürichut dhe u gjend para policëve. Ky shqiptar nga Kosova u arrestua menjëherë dhe u shoqërua në aeroport. Gjatë rrugës ai e kuptoi edhe arsyen e arrestimit.
Në një kërkesë për ekstradim drejtësia serbe ngrit akuza të rënda kundër Albert S.: Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ai akuzohet se ka kryer krime lufte ndaj civilëve serbë në dy fshatra në Kosovë. Enti Federal i Drejtësisë e ka konfirmuar arrestimin. Albert S. ka hedhur poshtë akuzat dhe po kundërshton ashpër ekstradimin e tij në Serbi, shkruan gazeta zvicerane SonntagsZeitung.
Ky rast ka shkaktuar gati një aferë shtetërore mes Kosovës dhe Zvicrës. Ambasada e Kosovës në Bernë po kërkon shpjegime, të premten ka intervenuar personalisht madje edhe ministri i Drejtësisë i Kosovës Hajredin Kuçi te homologia e tij zvicerane Simonetta Sommaruga. Në një letër ai sqaron se përse nuk është i lejueshëm ekstradimi në Serbi. Për veprat e supozuara të shtetasit kosovar është kompetente drejtësia në Kosovë, jo shteti fqinj, Serbia, ka shkruar Kuçi.
Pala kosovare e akuzon drejtësinë serbe se po përpiqet me shumë aksione që viktimat t’i bëjë kriminelë. Albert S. jeton në Zvicër nga vjeshta e vitit 1998. Dy nga tre fëmijët e tij janë shtetas zviceranë. Familja e tij gjatë luftës gati është shfarosur nga forcat serbe: 13 anëtarë të familjes së ngushtë, mes tyre gruaja e tij, vdiqën. Ata janë nga komuna e Rahovecit në Kosovën qendrore, një rajon i njohur i vreshtarisë.
Atje policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë kanë kryer disa masakra kundër popullsisë civile. Por e pamohueshme është se edhe disa fshatarë serbë janë keqtrajtuar dhe vrarë nga kryengritësit kosovarë. Autoritetet e Beogradit pretendojnë se Albert S. bashkë me të dyshuar të tjerë ka arrestuar paligjshëm disa serbë dhe i ka vrarë. Po ashtu thuhet se ai ua ka djegur shtëpitë dhe ka shkatërruar objekte fetare.
Albert S. gjendet në paraburgim ekstradues. Nga rrethi i tij familjar mësohet se 51-vjeçari mund të bëjë vetëvrasje. Më parë ai për shkak të traumave të luftës ka qenë në përkujdesje psikiatrike.
Në vitin 2012 Zvicra ia kishte dorëzuar drejtësisë së Beogradit një shqiptar të lindur në Serbi. Edhe ai akuzohej për krime lufte. Pas gjysmë viti ai u la i lirë në mungesë të dëshmive. Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare nga Beogradi gjatë luftës së Kosovës janë vrarë 13’517 njerëz, mes tyre 10’415 shqiptarë, 2197 serbë dhe 528 romë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?