Miri dhe DJ Gimbo kanë pasur një përplasje me njëri-tjetrin gjatë ditës së sotme (e hënë).

DJ nga Kosova e akuzon këngëtarin se ka dërguar njerëz për t'i rënë atij, e nuk ka shkuar vetë.


"Unë kam fytyrë. Unë se kam çuar askënd, kur kam dashur të bëj debat vi vet se çoj askënd. Unë jam burrë, jo si ty", iu drejtua ai.

"Nuk vi unë të shes fytyrën time për një koncert", shtoi mes të tjerash Gimbo.

“Të ka rënë fytyra kur ajo nisi të rrijë me mua”, i tha mes tjerash Gimbo.

"Jam shumë i lumtur për ju të dy, por në lojë vëlla nuk ke asgjë në këtë botë", i tha Miri.

Kjo ka nisur për shkak të raportit që Miri ka pasur me Selin, e tani që Gimbo ka zyrtarizuar lidhjen me banoren. /Telegrafi/