LAJMI I FUNDIT:

Akullnajat zvicerane shënojnë humbje ‘katastrofike’ të vëllimit të tyre këtë vit

Akullnajat zvicerane shënojnë humbje ‘katastrofike’ të vëllimit të tyre këtë vit

Akullnajat e Zvicrës kanë humbur edhe 4% të vëllimit të tyre këtë vit – humbja e dytë më e madhe ndonjëherë – pas shkrirjes rekorde të vitit të kaluar prej 6%.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, statistikat vijnë në raportin vjetor të Rrjetit Zviceran të Monitorimit të Akullnajave (Glamos), ekipi i studiuesve të të cilit ka monitoruar 176 nga 1400 akullnajat e Zvicrës për vite me radhë.


Dhe ata paralajmërojnë se tani mund të jetë tepër vonë për të shpëtuar shumë nga “fushat e akullit alpin”, edhe nëse objektivat klimatike janë arritur.

“Është e tmerrshme”, citohet të ketë thënë shefi i Glamos.

Ndërkohë bëhet e ditur se në vetëm dy vjet, akullnajat e Zvicrës kanë humbur 10% të vëllimit të tyre të përgjithshëm – aq sa humbën në tri dekadat midis viteve 1960 dhe 1990.

Studiuesit thonë se humbja është për shkak të verërave të njëpasnjëshme shumë të ngrohta dhe reshjeve shumë të ulëta të borës të dimrit të kaluar.

Nëse këto modele të motit vazhdojnë, thonë ata, shkrirja vetëm do të përshpejtohet. /Telegrafi/