LAJMI I FUNDIT:

“Akulli në zhdukje” – pamje që dokumentojnë ndryshimet klimatike

“Akulli në zhdukje” – pamje që dokumentojnë ndryshimet klimatike

Eksploruesi dhe fotografi kilian, Cristian Donoso, ka kaluar mbi dy dekada duke përshkuar Patagoninë, Antarktidën dhe Arktikun për të kapur imazhe që tregojnë ndikimet e ndryshimit të klimës.

Karriera e eksplorimit të Donosos filloi në vitin 1996 në malet e thepisura, akullnajat e larta dhe fjordet e erës së Patagonisë, ku sfida për të mbijetuar i dha atij një dashuri të thellë për peizazhin, transmeton Telegrafi.

“Kur jeni në një ekspeditë duhet të lidheni fort me natyrën, të hapni shqisat tuaja në maksimum, sepse mbijetesa juaj varet nga ajo”, thotë ai. “Dhe në atë mbijetesë, ju jeni thellësisht i vetëdijshëm për botën natyrore, mrekulloheni dhe shpirti juaj ju tregon se kjo është e jashtëzakonshme”.

Një lundërtar, alpinist dhe krijues filmash i vlerësuar me çmime, Donoso ka ngritur më shumë se 50 ekspedita në disa nga vendet më të largëta dhe të paprekura në Tokë.

Ai minimizon emetimet e karbonit dhe ndikimin mjedisor të udhëtimeve të tij duke përdorur forma udhëtimi që nuk e ndotin ambientin, duke përfshirë varkën me vela, kajakun dhe ski.

Në janar, Donoso nisi “Hapat e Harruar”, një ekspeditë që riktheu udhëtimin e hulumtuesit dhe artistit në fillim të shekullit 20 Rockwell Kent në Tierra del Fuego, Patagonia. Pikturat e amerikanëve për malet e mbuluara me dëborë të rajonit dhe akullnajat e mrekullueshme bien në kontrast të plotë me imazhet e Donosos për të njëjtat peizazhe sot, ku ngrohja globale ka ndryshuar në mënyrë dramatike majat e akullta dhe fjordet.

Akulli që zhduket

Në vitin 2018, seriali i Donosos “Kartolina Akulli” e çoi atë në disa nga vendet më pak të arritshme të Patagonisë. Ai ndoqi gjurmët e misionarit pionier italian Alberto de Agostini – një eksplorues që dokumentoi akullnajat e Cordillera Darwin në Tierra del Fuego, mbi një shekull më parë.

Arkivi i De Agostini përmban mbi 11,000 fotografi të Patagonisë.

Donoso thotë se arritja e hyrjes në vendet e largëta me mjete minimale e bën atë të ndjehet “i lirë dhe jashtëzakonisht i lumtur”.
Këto udhëtime janë rraskapitëse, por ato ndezin një bashkësi të thellë shpirtërore me natyrën. “Gjithçka në konformitetin tonë fizik dhe njohës është përcaktuar nga kontakti ynë me natyrën”, thotë Donoso. “Kthimi tek natyra na lejon … të zbulojmë se kush jemi në të vërtetë”, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu edhe alpinisti Will Gadd kishte bërë një projekt për ti bërë disa fotografi ndryshimit drastik që ka bërë ngrohja globale në akullnajat.

Red Bull u bashkua me alpinistin Gadd dhe fotografin Christian Pondella për të kapur ngjitjen e fundit të Will në kullat e akullit të Mount Kilimanjaro. E fundit me shumë gjasa, sepse ato së shpejti do të zhduken.

“Gjëja në lidhje me këtë udhëtim që është më e rëndësishme për mua është t’u tregoj njerëzve këtë ndryshim të madh në një mënyrë që një grafik dhe një gazetë nuk mund ta tregojë”, shpjegon Will.

Shikoni më shumë fotografi më poshtë dhe mund ta shikoni se çfarë ka bërë ngrohja globale te këto akullnaje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori