LAJMI I FUNDIT:

“Aktualisht nuk ka asnjë pacient në kujdes intensiv”: Shpjegohet se pse shkalla e vdekjes nga COVID-19 në Singapor është më e ulëta në botë

“Aktualisht nuk ka asnjë pacient në kujdes intensiv”: Shpjegohet se pse shkalla e vdekjes nga COVID-19 në Singapor është më e ulëta në botë

Singapori ka numrin më të ulët të rasteve me fatalitetit si pasojë e coronavirusit në të gjithë botën, me vetëm 27 vdekje midis më shumë se 57,000 njerëzve që janë infektuar me COVID-19 në ishullin e Azisë Juglindore.

Me 0,05%, niveli i vdekjes së Singaporit është shumë poshtë mesatares globale prej rreth 3%, sipas të dhënave të përpiluara nga Reuters nga vendet që kanë regjistruar më shumë se 1000 raste, përcjell Telegrafi.


Një krahasim me vendet me një popullsi me madhësi të ngjashme tregon një ndryshim të madh – shkalla e vdekjes së Danimarkës është rreth 3%, ndërsa ajo e Finlandës rreth 4%.

Për më tepër, askush nuk ka vdekur nga sëmundja në Singapor për më shumë se dy muaj, sipas ministrisë së shëndetësisë së këtij vendi.

Në këtë drejtim, ekspertët kryesorë të sëmundjeve të vendit kanë përmendur faktorët kryesorë pas fenomenit:

Demografia e infeksioneve

Rreth 95% e infeksioneve me COVID-19 të Singaporit janë midis punëtorëve migrantë, kryesisht në të 20-at apo 30-tat e tyre, që jetojnë në konvikte të ngushtë dhe të punësuar në sektorë intensivë të punës si ndërtimi dhe prodhimi i anijeve.

Derisa parametrat e sëmundjes vazhdojnë të studiohen ndërsa përparon pandemia, tendencat aktuale globale sugjerojnë që ndikimi i saj ka qenë më pak i rëndë për të rinjtë, shumë prej të cilëve shfaqin pak ose aspak simptoma.

Zbulimi i rasteve

Singapori ka arritur të lehtësojë përhapjen e virusit përmes zbulimit të hershëm duke përdorur gjurmimin dhe testimin agresiv të kontakteve që fitoi vlerësime nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Ajo ka “kapur” gati 900,000 njerëz, më shumë se 15% të popullsisë së saj prej 5.7 milionë, sipas të dhënave zyrtare – një nga nivelet më të larta për frymë në mbarë botën, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Banorët e këtyre “konvikteve” janë vënë në një regjim testimi, autoritetet kanë ndërmarrë testime masive midis komuniteteve të ndjeshme si shtëpitë e kujdesit, dhe kujtdo mbi 13 vjeç me shenja të infeksionit akut të frymëmarrjes i ofrohet një test falas.

“Sa më shumë që diagnostikojmë, aq më e ulët është shkalla e vdekshmërisë”, ka vlerësuar Hsu Li Yang nga Shkolla e Shëndetit Publik Saw Swee Hock në Universitetin Kombëtar të Singaporit.

Hospitalizimi

Qasja parandaluese është zbatuar edhe te trajtimi.

Pacientët me COVID-19 mbi moshën 45 vjeç ose me kushte themelore që i bëjnë ata të prekshëm janë nën kujdes të spitalit, edhe nëse janë mirë, thanë mjekët.

“Kujdesi ynë është konvencional por i bërë mirë,…”, tha Dale Fisher, një konsulent i vjetër në Spitalin Universitar Kombëtar të Singaporit.

Singapori është një qendër e turizmit mjekësor për Azinë Juglindore, me spitale të shumta private dhe pajisje të kujdesit shëndetësor publik me cilësi të lartë.

Ai gjithashtu ndërtoi hapësira shtesë për shtretër për pacientët me coronavirus edhe në objektet e tjera të përkohshme për të strehuar ata me simptoma të lehta ose pa simptoma.

Kjo parandaloi që sistemi i kujdesit shëndetësor të mbingarkohej në mënyrë që vëmendja dhe burimet të mund të përqendroheshin në rastet më të rënda, thanë mjekët.

Singapori aktualisht nuk ka pacientë me COVID-19 në kujdes intensiv, ndërsa 42 janë të shtruar në spital dhe 490 të tjerë në ambiente të përkohshme.

Maskat e detyrueshme

Vendi i ka bërë maskat të detyrueshme në publik që në prill.

Ndërsa ekspertët kanë thënë që duhen bërë më shumë studime, ka gjithnjë e më shumë prova se mbajtja e maskave ndihmon në uljen e mbizotërimit dhe ashpërsisë së virusit.

OBSH-ja ka rekomanduar përdorimin e maskave në kombinim me masa të tjera distancuese sociale.

“Ne kemi miratuar një kulturë të mirë maskash në Singapor. Kjo e bën sëmundjen më të butë”, tha Leong Hoe Nam, një ekspert i sëmundjeve infektive në Spitalin Mount Elizabeth të qytetit, përcjell Telegrafi.

Klasifikimi

Singapori qëndron fort në përcaktimin e rasteve sipas OBSH-së për klasifikimin e vdekjeve nga COVID-19.

Ai nuk përfshin fatalitetet jo-pneumonike si ato të shkaktuara nga çështjet e gjakut ose zemrës në mesin e pacientëve me COVID-19 në numrin zyrtar të tij.

“Unë nuk kam asnjë dyshim se nëse OBSH rishikon përkufizimet e rasteve, disa nga vdekjet jo-pneumonike do të riklasifikohen dhe shkalla e vdekshmërisë do të ndryshojë”, tha Paul Tambyah, presidenti i Shoqatës së Azi-Paqësorit të Mikrobiologjisë Klinike dhe Infeksionit, pa specifikuar sa do të mund të ishte ndryshimi.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë që qasja e saj është në përputhje me praktikën ndërkombëtare, megjithëse disa vende si Britania kanë bërë llogaritje më të gjera.

Gjithsesi, Fisher mendon se çdo ndryshim nga riklasifikimet në Singapor do të ishte vetëm margjinal. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori