Aktorja Kathy Griffin e panjohur pas operacionit të tretë të fytyrës

Komediania dhe aktorja amerikane, Kathy Griffin, ka tërhequr vëmendjen e mediave pasi u fotografua pranë shtëpisë së saj në Malibu me një pamje thuajse të panjohur.
Shkaku është operacioni i tretë kozmetik i fytyrës që 63-vjeçarja ka kryer së fundmi.
Në podcast-in e saj “Talk Your Head Off”, Griffin foli hapur për ndërhyrjen, duke pranuar me humor se ky është “lifting-u i tretë” i fytyrës.

Operacioni u krye nga kirurgu i famshëm Ben Talei dhe përfshiu blefaroplastikë (kirurgji të qepallave), ngritje të syve dhe korrigjim të mjekrës.

Ajo pranoi se procedura ishte e dhimbshme dhe kujtoi se dikur ishte shtruar në spital për varësi ndaj qetësuesve të dhimbjes.

Pas ndërhyrjes, Griffin u rikuperua në një qendër luksoze përpara se të kthehej në shtëpi.
Kathy Griffin ka folur më parë për procedurat e shumta estetike që ka kryer gjatë viteve, nga zmadhimi i gjoksit te heqja e tepërt e yndyrës.

Operacioni i fundit erdhi pak pas divorcit nga bashkëshorti Randy Bick, me të cilin ishte martuar në vitin 2020 dhe u nda në janar 2025. /Telegrafi/












































