LAJMI I FUNDIT:

Aktorja e serialit “Baywatch” e penduar që vendosi implante silikoni në moshën 18-vjeçare, tani vuan nga kanceri

Aktorja e serialit “Baywatch” e penduar që vendosi implante silikoni në moshën 18-vjeçare, tani vuan nga kanceri
Nicole Eggert

Aktorja Nicole Eggert ka treguar se është penduar që në moshën 18-vjeçare ka bërë implante silikoni për rolin e saj në serialin e njohur “Baywatch”.

Gjegjësisht, ajo së fundmi ka bërë të ditur se ka kancer në gji dhe se aktualisht është në fazën e dytë, e më pas në një intervistë për People ka treguar se është penduar që ka bërë operacione plastike.

“Unë i shikoj të gjitha këto vajza të reja duke e bërë këtë dhe më pëlqen, ‘Zot, lëri të qetë trupat e tu’”, tha aktorja 52-vjeçare.


Nicole Eggert

Aktorja ka bërë një sërë operacionesh për zmadhimin e gjoksit gjatë viteve, por vendosi t’i reduktojë ato në vitin 2015.

Eggert pranoi se nuk ishte e gatshme as fizikisht dhe as mendërisht për xhirimet e përditshme me rroba banje.

“Ishte një vendim i gabuar i një vajze 18-vjeçare”, tha ajo.

Nicole Eggert

Pasi zbuloi së fundmi se kishte kancer, Eggert tha se po pret të shkojë në sallën e operacionit për t’i hequr një gungë të dhimbshme nga gjoksi i saj i majtë dhe për të zbuluar se kur mund të fillojë kimioterapinë.

Aktorja pranoi se shpesh e zë paniku duke e ditur se kanceri po rritet në të çdo sekondë dhe mendimi se mund të vdiste dhe të linte vajzat e saj, Dilyn (25 vjeçe) dhe Keegan (12 vjeçe) është gjëja më e vështirë për të.

Nicole Eggert

Ajo pretendon se nuk ka kujt t’ia lërë vajzën e saj të vogël, nëse ajo vdes.

Eggert pranoi se ajo as nuk e di se si do t’i paguajë të gjitha shpenzimet mjekësore, ndaj shoqja e saj e ngushtë Mindy Molinary nisi një apel për të financuar trajtimin në mënyrë që ajo të mos mbetej pa para dhe pa shtëpi. /Telegrafi/

Nicole Eggert

Në trend Magazina

Më shumë
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori