Aktorja e famshme Heather Graham tha se është e lumtur që nuk ka fëmijë: Ndihem e lirë

Aktorja amerikane Heather Graham tha në një intervistë të re se nuk është penduar për vendimin e saj për të mos pasur fëmijë dhe vlerësoi faktin që shumë gra të tjera po marrin të njëjtin vendim.
"Kishte momente kur pyesja veten se si do të ishte nëse do të kisha lindur fëmijë. Mund të them se 80 përqind të kohës jam e lumtur që nuk kam fëmijë, ndihem e lirë dhe mirë për këtë, dhe 20 përqind të kohës pyes veten se si do të ishte. Duhet ta vlerësosh jetën që ke", tha ajo për The Guardian.
Ajo shtoi se është shumë mirë që gjithnjë e më shumë gra po shprehin dëshirën e tyre për të mos pasur fëmijë.

"Shoqëria thotë se duhet të kesh fëmijë, por pse? Nëse nuk je një person që i kënaq të tjerët, çfarë dëshiron në të vërtetë?" tha ajo.
Ajo tha gjithashtu se e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj duke u pëlqyer të tjerëve dhe se në të dyzetat filloi të ndryshonte perspektivën e saj për jetën dhe marrëdhëniet romantike.

"E kuptova se thjesht mund ta pyesja veten se çfarë doja dhe ta bëja veten të lumtur", tha ajo. /Telegrafi/































































