Aktorja amerikane, Ali Larter, pranoi se xhirimi i skenave me bikini në serialin "Landman" është sfida më e madhe në karrierën e saj.

Në një intervistë për revistën People, Larter zbuloi se pavarësisht formës së saj fizike dhe viteve të përvojës, skena të tilla nuk ishin të lehta për të.


Në serialin "Landman" ajo luan personazhin e Angelas, gruas së sigurt të Tommyt, të luajtur nga Billy Bob Thornton, dhe personazhi i saj shfaqet shpesh me rroba të ngushta ose rroba banje.

Foto: YouTube

"Nuk mendoj se ka ndonjë aktore që mezi pret skenat me bikini. Ato janë skenat më të vështira për mua dhe nuk më pëlqejnë, por janë pjesë e historisë që po tregoj", tha Larter.

Ajo shtoi se Angela, si personazh, kërkon një pamje të veçantë fizike, duke përfshirë ushtrime të rregullta, mbajtjen në formë dhe kujdesin për pamjen.

Megjithatë, pranon se pjesa psikologjike është më e vështira për të.

"Duhet të luftoj pasiguritë dhe ankthin tim për të qenë në gjendje të vesh bikini dhe të qëndroj para kamerave", tha ajo me sinqeritet.

- YouTube www.youtube.com

Ndryshe nga skenat me bikini, Larter thotë se i pëlqejnë më shumë skenat e qeta dhe emocionale.

Dy sezonet e para të "Landman" janë të disponueshme për t'u shikuar në platformën Paramount+. /Telegrafi/