Aktori i "Pretty Little Liars", Ian Harding bëhet baba për herë të parë

Ylli i "Pretty Little Liars", Ian Harding dhe gruaja e tij, Sophie Hart, mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku.
Aktori 36-vjeçar bëri të ditur lajmin në ditëlindjen e tij të premten duke publikuar krahas një fotoje dorën e të porsalindurit në rrjete sociale.
“Faleminderit për urimet e ditëlindjes njerëz”, ka shkruar ai në foto. “Jam mirënjohës për shumë gjëra vitin e kaluar, por mbi të gjitha jam mirënjohës për dhuratën më të mirë që një djalë mund të kërkojë”.

Ai nuk e zbuloi fytyrën e foshnjës dhe nuk dha detaje për gjininë apo emrin e foshnjës.
Është e paqartë se kur saktësisht mirëpritën fëmijën.
Harding është shumë i mbyllur sa i përket jetës së tij private dhe rrallë ndan detaje me fansat.

Aktori, i njohur më së shumti për rolin e tij si mësuesi Ezra Fitz në dramën “Freeform”, e cila u shfaq nga viti 2010 deri në 2017, u martua fshehurazi me fotografen në vitin 2019 , por nuk e shpalli atë deri në vitin 2021.
Para se të martoheshin, dyshja thuhet se ishin në lidhje për tetë vjet. /Telegrafi/



























































