LAJMI I FUNDIT:

Aktorët e TKK-së rikthehen dhe ridalin nga greva (Video)

Aktorët e TKK-së rikthehen dhe ridalin nga greva (Video)

Trupa rezidente e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka zgjedhur ditën e punëtorëve, 1 Majin, për t’u rikthyer në grevë.

Mos realizimi i premtimit për rritje pagash i ka shtyrë aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës për t’u rikthyer në bojkot të punës në këtë institucion.


Greva e filluar sot nga aktorët u tha se do të zgjasë deri në momentin kur kërkesat e tyre të zbatohen. Por, premtimet e zyrtarëve të Ministrisë së Kulturës se kjo çështje do të marrë epilog në ditën e parë të qershorit, ka bërë që ata të heqin shpejtë dorë nga greva. /21Media/