LAJMI I FUNDIT:

Aktivistja Monika Risteska dënohet me dy vite me kusht

Aktivistja Monika Risteska dënohet me dy vite me kusht

Aktivistja Monika Risteska sot në seancën gjyqësore u dënua me dy vite burgim me kusht për kryerjen e veprës penale prodhim i palejuar dhe lëshim në treg droga narkotike. Risteska e pranoi duke theksuar se i vjen keq dhe se nuk do të kryejë përsëri veprën penale apo ndonjë vepër tjetër penale. Dënimi me gusht prej dy vitesh është që nëse në 5 vitet e ardhshme nuk ndodh ndonjë vepër tjetër penale.

“Ndjehem fajtore për veprën që më ngarkohet. Është e saktë ajo çfarë thuhet në aktakuzë. Në periudhën nga 2017-2018 pa leje mbaja dhe shisja marihuanë dhe hashish, në mënyrë ashtu siç është cekur në aktakuzë. Më vjen keq për atë që bëra. Betohem dhe premtoj se asnjëherë nuk do ta bëj të njëjtën dhe të kryej vepër të këtillë penale. Më vjen keq nga thellësia e zemrës dhe shpirtit, për veprat që i kam bërë. Më së shumti dua t’u kërkoj falje institucioneve shtetërore, posaçërisht gjykatës, Prokurorisë Publike, familjes time dhe të gjithë bashkëqytetarë të mi që u ndjenë keq për shkak të veprimeve të mia të pamenduara dhe vulgare”, deklaroi Risteska, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Prokuroria ngrit padi penale kundër Monika Risteskës dhe kërkon që t’i vazhdohet paraburgimi
Lexo po ashtu Prokuroria ngrit padi penale kundër Monika Risteskës dhe kërkon që t’i vazhdohet paraburgimi

Aktivistja Monika Risteska, në muajin tetor i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa ajo në seancën e sotme theksoi se ditët në burgun e Shkupit për të kanë qenë mësim i vështirë që e ka ndryshuar si personalitet.

Monika Risteska është njëra nga aktivistet më aktive për legalizimin e marihuanës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori