LAJMI I FUNDIT:

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për Këshillin e Evropës…

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për Këshillin e Evropës…

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në tavolinë deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, teksa po pinte kafe në një restorant në Prishtinë.

Krasniqi ka publikuar një video në platformën Instagram, teksa e pyet Mujën për premtimin që sipas tij ka dhënë Kurti për formimin e Asociacionit.


Sipas një dokumenti që ka publikuar Nacionale, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufa dhe kryeministri Albin Kurti i kanë dërguar një letër raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku janë zotuar se do t`i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës pasi të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, përfshirë Asociacionin.

Ndërsa Krasniqi ka pyetur Mujën pikërisht për këtë dokument që ka nënshkrimin e Osmanit, Kurtit dhe Konjufcës.

“Përshëndetje zotri deputet. A po na tregoni qysh premtuat “Zajednicën”, për Këshillin e Evropës…Qysh e kishit komentu atë letër. Po e bëni dmth, dhe s’keni asnjë koment, nuk po ju vjen marre”.

Pastaj iu drejtua Mujës duke i thënë se “ti gjithë ke mendu që “Zajednica”, është gjë e mirë. Më kujtohet dikur, kur e quanit Vetëvendosjen terroriste, kur e kundërshtonte “Zajednicën”.

Më pas, deputeti Muja i kërkoi Krasniqit që të largohet nga tavolina./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori