LAJMI I FUNDIT:

Aktivisti i devotshëm i VV-së kalon në PDK

Aktivisti i devotshëm i VV-së kalon në PDK

Arton Muhaxheri, Sekretar Organizativ dhe anëtar i Grupit Punues në Lëvizjen Vetëvendosje në Pejë, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Muhaxheri ka thënë se nuk është pjesë e Vetëvendosjes që prej 1 prillit pasi është i pakënaqur me nivelin qendror dhe lokal të VV-së.


Ja postimi i plotë i tij në Facebook:
Deklaratë

Informoj opinion publik që unë Arton Muhaxheri nuk jam pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE që nga 1 Prilli i këtij viti. Vendimi për tu larguar nga ky subjekt politik në të cilin kam kontribuar më shumë se gjashtë vite në cilësinë e Sekretarit Organizativ dhe Anëtar i Grupit Punues për një kohe relativisht të gjatë vjen si rezultat i shumë pakënaqësive të krijuara në vazhdimësi si ne nivelin qendror ashtu edhe ne nivelin lokal mirëpo vitin e fundit ato kanë qenë të patolerueshme.

Sot me Lëvizjen Vetëvendosje më shumë kam gjëra që na ndajnë se sa na bashkojnë, duke qenë kështu unë po i bëjë publik vetëm disa nga arsyet që më çuan deri tek ky vendim. Arsyet e dorëheqjes time kategorizohen në raportin e Lëvizjes Vetëvendosje me opinionin publik, qytetaret dhe votuesit si dhe arsyet e brendshme të cilat ishin po ashtu faktor vendimtar që unë sot nuk jam pjesë e këtij subjekti politik.

Ne Lëvizjen Vetëvendosje sot shesin moral politik njerëzit qe nuk kanë moral, kjo vlen sidomos për Qendrën e Pejës, angazhimi i njerëzve të konsumuar politik ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje të jetë deponi e mbledhjeve të njerëzve që vijnë nga subjektet e tjera ku se kanë pasur as respektin dhe as hapësirën por që në një formë apo në një tjetër kanë përfituar dhe sot janë në Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrë që të pastrohen por ata jo vetëm që nuk pastrohen por ekziston rrezik permanent që ti zhysin të tjerët në veprimeve që nuk janë aspak etike për politiken tonë.

Vetëvendosje është koncepti dhe vlera në të cilin kam besuar, por të cilën sot nuk po e njohë as vetë sepse ajo tashmë ka rrëshqitur në një dimension tjetër, përdorimi i tymit dhe gazit në Kuvendin e Kosovës në të parën here ka qenë simpatik për të shprehur revoltën kundër “Marrëveshjeve” por vazhdimi i veprimeve të tilla ka qenë shqetësues jo vetëm për mua si strukturë e Lëvizjes Vetëvendosje por për të gjithë qytetarët e vendit, madje më këto veprime pozita e Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk ka qenë aspak e mirë për të mos thëne ka qenë shqetësuese.

Sot nëpër të gjitha qendrat udhëheqin njerëzit të emëruar dhe pa legjitimitet. Sot edhe Kryesia e Vetëvendosjes edhe Këshilli i përgjithshëm janë pa ligjitimtet dhe kjo tashmë nuk është vlere.

Po ashtu nuk kam mundur ti lejoj as spekulimet dhe gjithë luftën speciale që është bërë ndaj meje nga Qendra e Vetëvendosjes në Pejë. Përderisa qytetaret me ofronin mbështetje dhe respekt, Vetëvendosje më ofronte spekulim dhe shantazh. Gjatë këtyre viteve kam “luftuar” kundërshtaret e jashtëm politik ndërsa më është dashur të mbrohem nga sulmet e brendshme.

Këto janë pak nga shumë arsyet që unë sot largohem edhe publikisht nga Lëvizja Vetëvendosje duke shpresuar se largimi im, largimet e dhjetëra personave në heshtje nga kjo Lëvizje neper të gjitha qendrat, do ta ndihmojnë Vetëvendosjen të kthjellet dhe të ndryshoj qasje në raport me qytetaret, elektoratin, strukturat dhe në raport me shtetin.

Sot unë kam marr një vendim që në mes të Shtetit dhe rrefuzimit të tij unë po e zgjedh shtetin , prandaj po filloj një rrugëtim të ri sfidues në Partinë Demokratike të Kosovës-PDK dega në Pejë duke pas parasysh vlerat dhe hapësirën që kjo parti ju ka krijuar në vazhdimësi kuadrove të reja dhe individëve që kanë vullnet për punë, për të mirën e vendit,

Falenderoj Kryetarin e Degës së PDK’së në Pejë z. Xhavit Halitin , strukturat dhe simpatizantët për ngrohtësin që ma kanë ofruar dhe që është motiv shtesë që unë kam marr vendimin e duhur për të ju bashkuar kësaj familje të madhe shtetformuëse.

Nuk mund ta përmbyll këtë shkrim pa i falënderuar aktivistët e Vetëvendosjes në Pejë, qytetarët që më mbështeten gjithë kohen dhe besuan në mua për paraqitjen në publik të çdo problemi që kishin në lagjen e tyre, në fshatin e tyre apo kudo në pjese të ndryshme të qytetit.

Unë do të vazhdoj të jem aktiv në jetën publike duke qenë edhe me tutje afër qytetarëve ashtu siç do të vazhdoj për ta kritikuar çdo qeveri qoftë lokale apo nacionale që abzuon me pushtetin ashtu siç kam bërë gjithmonë.(sic) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori