LAJMI I FUNDIT:

Aktivistët e VV-së vendosin tabelën me emrat e vëllezërve Dehari

Aktivistët e VV-së vendosin tabelën me emrat e vëllezërve Dehari

Në dy vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, një rrugë e kryeqytetit është emërtuar me emrin” Arbënor e Astrit Dehari”.

Astrit Dehari ka vdekur para dy vitesh në burgun e Prizrenit në rrethana ende të pandriçuara, ndërsa i vëllai i tij Arbnor Dehari ka vdekur më 11 qershor të vitit 2014.


Për familjen dhe aktivistët e VV-së të dyja këto vdekje janë të dyshimta, ndërsa për Astritin konsiderojnë se dikush e ka vrarë në burg.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi është shprehur se tash e 24 muaj shteti po hesht në lidhje me vdekjen e Astritit.

“Shënohen 24 muaj heshtje, fillimisht na thanë se u vetëvra, përfundimisht doli që ai u vra nga asfiksia. Pak javë më vonë u vra edhe personi i cili ishte dëshmitar. Astriti nuk është i vdekur. Ai punonte heshturazi e me pak fjalë, ai është i pakrahasueshëm. I tillë ishte edhe Arbnori”, tha Azemi.

Azemi ka shtuar se simbolikisht në dy vjetorin e vrasjes së Astritit, siç e quajti ai, po emërtohet një rrugë me emrat e tyre.

Paraprakisht aktivistë të VV-së kanë bërë homazhe te varri i Astritit si dhe kanë vizituar familjen e tij, ndërsa pasdite do të mbahet një tribunë dhe do të organizohet një aksion për dhurimin e gjakut

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori