LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për korrupsion ndaj 10 zyrtarëve komunalë në Pejë

Aktakuzë për korrupsion ndaj 10 zyrtarëve komunalë në Pejë
Prokurorja Lumturije Vuçetaj

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave, prej tyre 10 zyrtarë komunal të Pejës, dhe mbi ta rëndojnë 23 vepra penale nga kapitulli i keqpërdorimit zyrtar dhe konflikt interesi.

Kështu ka bërë të ditur prokurorja e rastit, Lumturije Vuçetaj, e cila në një konferencë për medie, theksoi se edhe për kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri është konstatuar mëdyshje për ushtrim të ndikimit, raporton kp.


Vuçetaj u shpreh se ky proces hetimor i cili ka zgjatur thuajse 2 vjet përfshin 21 vepra penale për keqpërdorim të autoritetit zyrtar dhe 2 për konflikt interesi.

“Pas një procesi hetimor pothuajse dyvjeçar kanë përfunduar hetimet në çështjen penale kundër zyrtarëve komunal të komunës së Pejës.

Rezultat i hetimit intensiv në koordinim me Policinë e Kosovës ku ka rezultuar me ngritjen e aktakuzës kundër 11 personave, gjegjësisht 11 të pandehur, prej tyre 10 zyrtarë komunal, 4 janë drejtor të drejtorive komunale, 2 udhëheqës të sektorëve të drejtorive përkatëse, dy inspektor të ndërtimit, 1 zyrtar gjeodet pranë drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi, si dhe 1 gjeodet i licencuar pranë Agjencionit Kadastral të Kosovës.

Mbi 11 të pandehur rëndojmë 23 vepra penale, vepra këto që bien në kapitullin e veprave penale të korrupsionit zyrtar, gjegjësisht 21 vepra janë keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë, ndërsa 2 janë konflikt interesi ”, tha ajo.

Prokurorja Vuçetaj theksoi se aktakuzat kanë të bëjë me lejet e ndërtimeve që janë lëshuar në kundërshtim me ligjin, konfliktin e interesit të zyrtarëve komunal, inspektimet, këmbimin e pronave komunale.

“Aktakuza kanë të bëjnë me ndërtimet të cilat janë lëshuar lejet në kundërshtim me ligjin, kanë të bëjnë me këmbimin e pronës së komunës me persona fizik dhe personat juridik, kanë të bëjnë me konflikt interesit që kanë rënë ndesh zyrtarët komunal në këtë rast dhe kanë të bëjnë me të gjitha inspektimet e këtyre ndërtimeve për të cilat janë lëshuar lejet”, ka shtuar ajo.

Prokuroria e rastit u shpreh se gjatë sigurimit të pronave edhe ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxhiri është konstatuar se ka mëdyshje për ushtrim të ndikimit.

Por, ajo theksoi se për këtë do të njoftohet Prokuroria Speciale, e cila është kompetente për këso raste.

“Gjatë sigurimit të pronave kryetari i komunës kemi konstatuar se kemi mëdyshje për ushtrim të ndikimit dhe për këtë do të njoftohet Prokuroria Speciale si prokurori kompetente për të vendosur dhe për të trajtuar këtë rast”, tha Vuçetaj.

Tutje, prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, deklaroi se disa zyrtarë komunal pas ngritjes së aktakuzës kanë lënë vendin e punës, e disa vazhdojnë t’i mbajnë pozitat pranë institucioneve përkatëse.

Prokuroria e rastit përgjatë këtyre dy viteve Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tri aktakuza kundër zyrtarëve komunal të Deçanit, Klinës dhe Istogut.

Këto aktakuza, ajo tha se përfshijnë gjithsej 23 persona dhe mbi ta rëndojnë 55 vepra penale që bien në kapitullin e korrupsionit.

“Më 16 korrik 2021 kjo Prokurori ka zhvilluar një aksion në komunat që përkojnë me regjionin e Pejës…Si rezultat i hetimit kjo prokurori vitin e kaluar gjegjësisht vitin 2022 ka ngritur edhe tri aktakuza, aktakuzën kundër zyrtarëve komunal të Deçanit, aktakuzë kundër zyrtarëve komunal të Klinës, aktakuzë kundër zyrtarëve komunal të Istogut….

Si rezultat i hetimit dyvjeçar është ngritur aktakuzë kundër 23 persona, 23 të pandehur, prej tyre 10 zyrtarë komunal, 13 prej tyre zyrtarë publik gjerësisht mbi ta rëndojnë në tërësi 55 vepra penale, të gjitha vepra penale nga kapitulli i korrupsionit zyrtar”, tha ajo.

Prokurorja tha se për aktakuzën për zyrtarët komunal të Klinës ka përfunduar shqyrtimi fillestar dhe tani ky proces është në fazën e shqyrtimit gjyqësor i cili pritet të mbahet në fund të muajit mars 2023.

Ndërsa, aktakuzat e për zyrtarët komunal të komunës së Istogut dhe Deçanit ndodhen në Gjykatën e Apelit. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori