Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet I.M., dhe M.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2, si dhe për veprën penale “Detyrim në tentativë” nga neni 328 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 dhe nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Sipas aktakuzës, i pandehuri I.M., gjatë muajit maj të vitit 2019, në fshatin Krushë e Vogël dhe në Prizren, në vazhdimësi, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit B.Q. Në atë mënyrë që për dhënien e një borxhi fillimisht në shumë prej 3000€ (tremijë euro) ka kontraktuar normë mujore të interesit prej 25%, e të cilin interes i dëmtuari ka paguar për 4 muaj radhazi, në shumë të përgjithshme prej 3000 € (tremijë euro), dhe më pas në muajin shtator të po këtij viti ka kontraktuar edhe borxhe tjera prej 4000 € (katërmijë euro), 7000 € (shtatë mijë euro), 5000 € (pesë mijë euro), 13.000 € (trembëdhjetë mijë euro), 5000 € (pesë mijë euro) me normë mujore të interesit prej 15%, të cilin interes i dëmtuari ka qenë i detyruar ta paguaj në dy këste.
Më 05 dhe 15 të çdo muaji pasues, për të cilat shuma i dëmtuari ka paguar për dy muaj shumën prej 6100€ (gjashtëmijë e njëqind euro), i cili për borxhin e marrë në shumë totale prej 37.000€ (tridhjeteshtatë mijë euro), ka paguar interes në vlerë të përgjithshme prej 15.200 € (pesëmbëdhjetë mijë e dyqind euro). Me këto veprime i pandehuri I.M., ka kryer vepër penale “Fajdeja” sipas KPRK-së.
Po ashtu, i pandehuri I.M., gjatë periudhës kohore 05.12.2019 – 16.12.2019, me dashje ndërmerr veprime për kryerjen e veprës penale – ”Detyrim”, por vepra penale si e tillë mbetet në tentativë, në atë mënyrë që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përdorë kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit B.Q., për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprim në dëm të pasurisë së tij dhe atë duke e kanosur me qëllim të realizimit të përfitimit nga kontraktimi i shumës dukshëm jo proporcionale. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Detyrim në tentativë” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Më tej Prokuroria thekson se i pandehuri M.M., gjatë muajit maj të vitit 2019, në fshatin Krushë e Vogël dhe në Prizren, në vazhdimësi, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit B.Q., në atë mënyrë që fillimisht kontrakton në emër të borxhit shumën prej 5000€ (pesëmijë euro) me normë mujore të interesit prej 25%, të cilin interes i dëmtuari ka paguar për shtatë (7) muaj radhazi, në shumë të përgjithshme prej 8750€ (tetëmijë e shtatëqind e pesëdhjetë euro), pastaj sërish në muajin shtator kontrakton me të dëmtuarin borxhin tjetër në shumë prej 5000€ (pesëmijë euro), me normë mujore të interesit prej 25%, të cilën normë mujore të interesit ka qenë i detyruar të paguaj me datë 7 të çdo muaji pasues, dhe këtë e ka bërë për dy muaj radhazi, duke paguar normë mujore të interesit shumën prej 1250€ (njëmijë e dyqind e pesëdhjetë euro), gjegjësisht për dy muaj ka paguar 2500€ (dy mijë e pesëqind euro), dhe për shumën e tërësishme të kontraktuar për borxh, i dëmtuari ka paguar interes në vlerë të përgjithshme prej 11.250€ (njëmbëdhjetëmijë e dyqind e pesëdhjetë euro). Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së.
Po ashtu, i pandehuri M.M., gjatë periudhës kohore 07.12.2019 – 16.12.2019, me dashje ndërmerr veprime për kryerjen e veprës penale – detyrim, por vepra penale si e tillë mbetet në tentativë, në atë mënyrë që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, përdorë kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit B.Q., për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprim në dëm të pasurisë së tij dhe atë duke e kanosur me qëllim të realizimit të përfitimit nga kontraktimi i shumës dukshëm jo proporcionale në atë mënyrë që gjatë takimeve me të të dëmtuarin në Prizren, e kanos. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Detyrimi në tentativë” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!