LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj tre personave për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës

Aktakuzë ndaj tre personave për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet K.B., L.C., dhe Sh.Z., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 dhe ”Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, i pandehuri i parë K.B., me datë 30.03.2020 në kohë të pacaktuar në fshatin Greikoc – Komuna e Suharekës, posedon armë-pistoletën e prodhimit Italian të kalibrit 9×19 mm., një karikator dhe një këllëf të armës të njëjtës pistoletë dhe 55 fishekë të kalibrit 9×19 mm., në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët. Me këto veprime, i akuzuari K.B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i akuzuari i dytë L.C., në periudhën kohore prej janarit deri më 30.03.2020 në kohë të pacaktuar në fshatin Greikoc – Komuna e Suharekës, mban në pronësi, dhe me datë 30.03.2020 ia jep në posedim të akuzuarit K.B., armë-pistoletën e prodhimit Italian të kalibrit 9×19 mm., një karikator dhe një këllëf të armës të njëjtës pistoletë dhe 55 fishekë të kalibrit 9×19 mm., në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët. Me këto veprime, i akuzuari L.C., ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Kurse, i akuzuari i tretë, Sh.Z., në periudhën kohore prej janarit deri më 30.03.2020 në kohë të pacaktuar në fshatin Greikoc, KK Suharekë posedon armë-pistoletën e prodhimit Italian të kalibrit 9×19 mm.,një karikator dhe një këllëf të armës të njëjtës pistoletë dhe 55 fishekë të kalibrit 9×19 mm. Po ashtu, armën e njëjtë e përdorë duke shtënë me të, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime i akuzuari Sh.Z., ka përmbushur elementet e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori