LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj personit që sulmoi bashkëshorten me grushte

Aktakuzë ndaj personit që sulmoi bashkëshorten me grushte

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.M., nga Komuna e Rahovecit, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me iniciale S.S., duke e goditur me shuplaka dhe grushta në fytyrë e kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas aktakuzës i pandehuri më datën 03 janar, në Rahovec, saktësisht në shtëpinë e tyre, pas një mosmarrëveshjeje kishte ushtruar dhunë fizike të dëmtuarës.


Sipas prokurorisë, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar me lartë.

Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.