Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër Murat Mehës, Ismet Kryeziut dhe Nemanja Spasiqit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Një vendim i aplikuar për herë të parë vetëm ndaj ‘Marigona Rezidenc’, ka bërë që Murat Mehës në cilësinë e Kryeshefit të Agjencionit Kadastral të Kosovës, t’i ngrihet aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Përveç Murat Mehës, në këtë aktakuzë përfshihen edhe Ismet Kryeziu, drejtor ligjor në Agjencionin Kadastral të Kosovës dhe Nemanja Spasiq, shef i zyrës Kadastrale në komunën e Graçanicës.
Në këtë proces, pala e dëmtuar është ‘Marigona Rezidenc’ që pëson një humbje prej rreth 5 milionë eurosh.
I ashtuquajturi ‘mendim profesional’ që kishte dalë nga Agjensioni Kadastral i Kosovës, kishte bërë që ‘Marigona Rezidenc’ të kishte telashe të mëdha në ushtrimin e veprimtarisë, përfshirë: marrjen e kredive, shitjen e shtëpive etj, shkruan Periskopi.
Aktakuza është ngritur më 7 nëntor 2016.
Aktakuza është ngritur me arsyetimin se ‘të pandehurit në bashkëkryerje duke filluar nga data 26.09.2014, në vazhdimësi kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në atë mënyrë që Murat Meha, në cilësinë e Kryeshefit të Përgjithshëm të Agjensionit Kadastral të Kosovës, Ismet Kryeziu, në cilësinë e Drejtorit të Drejtoratit Ligjor në Agjenionin Kadastral të Kosovës e kanë penguar të dëmtuarën “Marigona Rezidenc’ në ushtrimin e veprimtarisë së saj, ashtu që të dëmtuarën e kanë vënë në pozitë të pabarabartë në raport me ligjin e zbatueshëm’.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe