LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj gjashtë personave në Pejë për vrasje të rëndë, vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje  

Aktakuzë ndaj gjashtë personave në Pejë për vrasje të rëndë, vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje  

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G për kryerjen e veprës penale në bashkëkryerje  “Vrasje e rëndë”.

Në njoftim bëhet e ditur se gjithashtu ndaj të pandehurve N.G.,A.G., B.G., A.G. dhe B.G është ngritur aktakuzë për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Ndërkaq, N.G. dhe Y.G., akuzohen për veprën për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve” dhe i pandehuri Y.G për veprën penale ndihma në kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.

“Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori i shtetit, e cila ka gjithsej 47 faqe, janë arsyetuar dhe përshkruar veprimet e secilit të pandehur në përgjegjësin penale të tyre. Të pandehurit, N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G., sipas aktakuzës, duke vepruar në bashkëkryerje, e me qellim të hakmarrjes se paskrupullt, kanë privuar nga jeta viktimën F.H., ku fillimisht të ndjerin e sulmojnë dhe e godasin më mjetet të forta dhe me pas e privojnë nga jeta me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, të pandehurit N.G.,A.G., B.G., A.G. dhe B.G akuzohen se në bashkëkryerje kanë tentuar ta privojnë nga jeta edhe vëllezërit tjerë të viktimës F.H , duke i goditur në vazhdimësi me mjete të forta dhe duke shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me qëllim të hakmarrjes se paskrupullt, kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Aktakuza e prokurorit të shtetit, ngarkon me përgjegjësi të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve” të pandehurit N.G. dhe Y.G.

Po ashtu, i pandehuri Y.G., akuzohet se me veprimet e tij  ka ndihmuar të pandehurit tjerë të kryejnë veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihet në barrë.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës të pandehurit N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G nga muaji prill i vitit të kaluar gjenden nën masën paraburgimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori