LAJMI I FUNDIT:

“Aktakuzat e para të Speciales, jo para vitit të ardhshëm”

“Aktakuzat e para të Speciales, jo para vitit të ardhshëm”

Avokati i njohur Arianit Koci, konsideron se aktakuzat e para nga Gjykata Speciale nuk do të deponohen para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm.

“Natyra shumështresore e procedurës penale në Gjykatën Speciale, nuk rrjedh vetëm prej seriozitetit të akuzave dhe përmbajtjes juridike, por edhe nga dëshmitë e dëshmitarëve të cilat duhet ti nënshtrohen verifikimit serioz, nga ana e Gjykatës”.


“Është fakt notor që mund të ketë pasur tentativë për ndërhyrje në prova gjatë hetimeve, prej palëve të treta.

Kredibiliteti i çdo prove që i është servuar Prokurorisë duhet të vërtetohet.

Prandaj, duke e ditur mirë se si funksionojnë Tribunalet ad hoc, dhe duke e pasur parasysh modus operandin e Prokurorisë, sipas analizës sime juridike, aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm”(sic), ka shkruar Koci në Facebook. /Telegrafi/