LAJMI I FUNDIT:

Aksioni ushtarak amerikan, fytyra e mërrolët e presidentëve dhe këndi i njëjtë i pamjeve (Foto)

Aksioni ushtarak amerikan, fytyra e mërrolët e presidentëve dhe këndi i njëjtë i pamjeve (Foto)

Presidenti amerikan, Donald Trump, këtë javë ka ndërmarrë operacion të madh ushtarak: sulm raketor në një bazë ajrore siriane. Operacionin e ka ndjek nga prona e tij Mar-a-Lago në Floridë.

Fotografia shfaq Donald Trumpin me mërrola dhe me bashkëpunëtorët tek ndjekin sulmin në bazën ushtarake të presidentit sirian, Bashar al-Assad.


Fotografia u publikua nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer. Fjala është për një dhomë me pajisje teknikë të standardit të lartë të sigurisë. Çështja është të parandalohet çfarëdo përgjimi, survejimi ose rrjedhje informacioni, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

Shumicës fotoja ua kujtoi imazhin e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, i cili nga dhoma e luftës shikonte aksionin e likuidimit të Osama bin Ladenit. E veçanta është kjo: Këto dy fotografitë janë marrë nga i njëjti kënd.

Trump me bashkëpunëtorët e tij është fotografuar të enjten në ora 21:15, pas një darke me presidentin kinez Xi Jinping. Në dhomë ishin dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, si dhe këshilltari dhe sekretari i Shtetit, Rex Tillerson. Ndërsa, nëpërmjet videokonference, në takim morën pjesë nënpresidenti Mike Pence, ministri i Mbrojtjes James Mattis dhe gjenerali Joseph Dunford, shkruan CNN.

Shtëpia e Bardhë publikon foton e Trumpit, duke ndjekur sulmet në Siri nga një dhomë e improvizuar në vilën e tij (Foto)
Lexo po ashtu Shtëpia e Bardhë publikon foton e Trumpit, duke ndjekur sulmet në Siri nga një dhomë e improvizuar në vilën e tij (Foto)

SHBA nga dy shkatërrues në Mesdhe ka gjuajtur raketa në bazën nga e cila është nisur sulmi kimik i forcave të Assadit kundër civilëve në një rajon të kontrolluar nga kryengritësit. Ky është sulmi i parë i drejtpërdrejtë i SHBA ve kundër Qeverisë siriane. /Telegrafi/