LAJMI I FUNDIT:

Aksioni i policisë në veri të Mitrovicës, Gjuriq thotë se ky aksion po bëhet në bashkëpunim me shtetet e Quint-it

Aksioni i policisë në veri të Mitrovicës, Gjuriq thotë se ky aksion po bëhet në bashkëpunim me shtetet e Quint-it

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarr një aksion në katër komunat veriore.

Aksioni i cili është duke vazhduar ende, thuhet se ndërlidhet me vrasjen e policit Enver Zymberi dhe vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.


Lidhur me këtë aksion, drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë për RTS se “njësitë ROSU në mëngjes rreth orës gjashtë, të armatosur deri në dhëmbë, ka hyrë në veri të Kosovës, në mënyrë që të frikësojnë dhe të shkaktojë panik me arrestimet, të cilat në ditët e fundit i ka bërë të ditur presidenti, Aleksandar Vuçiq. Janë dëgjuar edhe të shtëna dhe kemi informacione për arrestime. Këto i kanë bërë edhe në bashkëpunim me shtetet e Quint-it edhe pse kemi paralajmëruar se kjo do të ndodh. Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar  që këto do të ndodhin”, ka deklaruar Gjuriq.

Ndërkaq presidenti Aleksandar Vuçiq ka urdhëruar Forcat e Armatosura Serbe të jenë në gjendje të gatishmërisë së plotë luftarake. /Telegrafi/