LAJMI I FUNDIT:

Aksionari i Rapid Bukureshtit për Albion Rrahmanin: Zoti na ruajt! Ai është i vetmi që dua mos të shënojë sonte

Aksionari i Rapid Bukureshtit për Albion Rrahmanin: Zoti na ruajt! Ai është i vetmi që dua mos të shënojë sonte

Një nga aksionarët e Rapid Bukureshtit, Victor Angelescu ka thënë në GSP Live se nuk dëshiron që Albion Rrahmani, sulmuesi kosovar i klubit rumun, të shënojë në portën e kombëtares së Rumanisë në ndeshjen e sotme ndaj Kosovës.

Kosova perballet me Rumaninë me fillim nga ora 20:25 në “Arena Nationale” në kuadër të ndeshjes së gjashtë të Grupit I për eliminatoret e Euro 2024.

Albion Rrahmani, sulmuesi i transferuar nga Baallkani te nga Rapidi këtë verë, në këmbim të 600 mijë eurove, është thirrur nga përzgjedhësi Primoz Gliha për ndeshjet me Zvicrën (2-2) dhe Rumaninë. Në ndeshjen kundër zviceranëve ishte zëvendësues i papërdorur.


Debutim spektakolar i Albion Rrahmanit në Rumani – vulosi fitoren e Rapid Bukureshtit me dy golat e tij
Lexo po ashtu Debutim spektakolar i Albion Rrahmanit në Rumani – vulosi fitoren e Rapid Bukureshtit me dy golat e tij

Djaloshi nga Podujeva e nisi shumë mirë aventurën e tij në Rumani, duke shënuar 4 gola në dy ndeshje të Superligës dhe rumunët ia kanë frikën në ndeshjen e sotme.

“Mendoj se kombëtarja e Kosovës ka lojtarë më të mirë se ata të Izraelit. Po flasim për kuotën dhe ekipin. Zoti na ruajt. Rrahmani, dy gola! Sinqerisht, është e vetmja ndeshje ku nuk dua që ai të shënojë”, ka thënë fillimisht Angelescu.

Albion Rrahmani i gatshëm për debutim: Edhe pse luaj këtu, dua t’i shënoj Rumanisë
Lexo po ashtu Albion Rrahmani i gatshëm për debutim: Edhe pse luaj këtu, dua t’i shënoj Rumanisë

“Të gjithë jemi rumunë, të mos bëjmë shaka. Po, ai është lojtari ynë dhe i urojmë të gjitha të mirat, por më pak në këtë ndeshje. Sinqerisht, unë nuk dua shumë që ata të mundin Rumaninë dhe nuk dua që ta bëjnë Rrahmanin për të shënuar”.

“Përndryshe, dua të shënoj në çdo ndeshje tjetër. Dua që ata të luajnë kundër Zvicrës, kundër Izraelit. Unë dua shumë që të fitojmë me Kosovën dhe të shkojmë edhe në një turne të madh. Dhe nëse do të shkonim në një turne, nuk mendoj se do t’i vendosnim vetes një objektiv, të arrijmë në “çerek” apo gjysmëfinale”, përfundoi Angelescu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Kalo në kategori