LAJMI I FUNDIT:

Aksion i policisë në lagjen e Spitalit, një i arrestuar për armëmbajtje pa leje

Aksion i policisë në lagjen e Spitalit, një i arrestuar për armëmbajtje pa leje

Njësitet policore këtë të diel, kanë zhvilluar një aksion në lagjen e Spitalit, përkatësisht afër vendit ku ndodhi zënka mes dy familjeve, që më pas vdiqën dy persona e dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Në këtë aksion është arrestuar një person.


Lajmin e ka konfirmuar, Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot, në rrugën “Muharrem Fejza”, policia ka ndërmarrë një aksion dhe ka shoqëruar në stacion policor një person për armëmbajtje pa leje. Ndaj tij janë duke vazhduar procedurat konform ligjit”, ka thënë Ahmeti, njofton Telegrafi.

Ahmeti ka thënë se rasti në fjalë nuk lidhet me gjuajtjen me armë të së enjtes mes dy familjeve.