LAJMI I FUNDIT:

Aksion i madh të mërkurën në Fushë Kosovë, KRU Prishtina do të shkyçë borxhlinjtë e mëdhenj dhe konsumatorët ilegal

Aksion i madh të mërkurën në Fushë Kosovë, KRU Prishtina do të shkyçë borxhlinjtë e mëdhenj dhe konsumatorët ilegal
Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, të mërkurën do të ndërmarr një aksion të madh në Fushë Kosovë, për shkyçjen e gypave të ujit të pijshëm ndaj borxhlinjve të mëdhenj dhe konsumatorëve ilegal.

Lajmin e ka bërë të ditur për media nga zyra për informim të KRU “Prishtina”.


Në njoftim ndër të tjera thuhet se aksioni do të fillojë nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Fushë Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

“Nesër aksion i madh në Fushë Kosovë (biznese e amvisëri) , për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegal. Ua kujtojmë që, nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit! Më 9 gusht 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Fushë Kosovë”, thekson KRU-ja.

Po ashtu, sipas njoftimit për media bëhet e ditur se në këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/