Aksion i Inspektoratit në zonën e Ujmanit, Pacolli: Mbrojtja e ujërave është prioritet


Inspektorati i Ministrisë ka zhvilluar sot një aksion në zonën e Ujmanit, me qëllim rikthimin në administrim të ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” të pronave që, sipas tyre, ishin të uzurpuara në veri të vendit.
Këtë e ka bërë të ditur Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Fitore Pacolli përmes postimit të disa pamjeve të punimeve në rrjetin social Facebook.
“Mbrojtja e ujërave është prioriteti ynë kryesor. Për këtë arsye, do të vazhdojmë t’i mbrojmë, t’i menaxhojmë me përgjegjësi dhe t’i zhvillojmë si një pasuri jetike për Kosovën”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































