LAJMI I FUNDIT:

Aksion gueril i Plenumit studentor (Foto)

Aksion gueril i Plenumit studentor (Foto)

Në mënyrë simbolike me kuti të improvizuar të votimit, përfaqësuesit e Plenumit studentor sot kanë votuar para hapësirave të mbyllura të Parlamentit studentor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gerila1


Siç thonë nga plenumi, aksioni i këtillë gueril është apel deri te të gjithë studentët, ti bojkotojnë zgjedhjet.

“Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” ballafaqohet me një organizim studentor jo transparent, të kidnapuar dhe jo legjitim. Respektivisht Parlamenti studentor i UKM (PSUKM), institucion i cili sipas Ligjit për arsim të lartë duhet ti përfaqësojë studentët dhe ti mbrojë interesat e tyre, tashmë me vite funksionon si një trup i mbyllur, jo transparent në të cilën ulen përfaqësues jo legjitim të studentëve dhe punon vetëm për interesat e veta”, thuhet në reagimin e Plenumit të studentëve./Telegrafi/