Aksidentohet me një veturë në Sllovi të Lipjanit, vdes ngasësi i motoçikletës
Një motoçiklist ka vdekur pas aksidentit që ka ndodhur të martën rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar për Telegrafin se ngasësi i motoçikletës, E.B., ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e përplasjes.
“Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftim.
Ahmeti ka bërë të ditur se me rastin është duke u marrë njësiti rajonal i trafikut, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rrethanave të aksidentit./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























