LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet një këmbësor në Skenderaj

Aksidentohet një këmbësor në Skenderaj
Foto: Ilustrim

Një person (këmbësor) ka marr lëndime trupore pasi është aksidentuar nga një veturë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30 në fshatin Qirez, në Skenderaj.


“Ka ndodhur aksident trafiku ku drejtuesi i një veture nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin.  Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në emergjencën e spitalit në Mitrovicë, i cili ende është duke u trajtuar”, thuhet në raport.

Sipas raportit, në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/