Një person ka ndërruar jetë në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në mes dy veturave të enjten rreth orës 03:30 në rrugën “Qemal Stafa”, në Prishtinë.

Sipas raportit policor, përcjell Telegrafi, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


“Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka ndërruar jetë njëri nga vozitësit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport.

Siç thuhet tutje në raport, vozitësi i veturës tjetër i përfshirë në aksident me urdhër të prokurorit është liruar dhe i cilësuar vetëm si pjesëmarrës në aksident deri në përfundim të hetimeve. /Telegrafi/