LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti në dalje të Gostivarit, publikohen të dhënat për viktimat

Bashkëshortët Gj.S.(61) dhe R.S.(56) dhe nusja e tyre A.S.(28) nga Kërçova, janë viktimat në aksidentin e trafikut që ndodhi mbrëmë në rrugën magjistrale Gostivar­Strazhë në përpjasje të dy automjeteve.

Viktimat kanë qenë udhëtarë në automjetin Opel Astra me targa nga Ohri të cilin e ka drejtuar djali i tyre dhe bashkëshorti N.S.(1985) nga Kërçova.

Siç kumton MPB-ja, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19 në dalje nga Gostivari, tek restoranti “Panorama”, mes veturave Opel dhe Mercedes me targa të Malit të Zi, i drejtuar nga V.E. (1961) nga fshati Raotincë i Tetovës.

Në vendin e ngjarjes jetën e ka humbur G.S.(61) dhe A.S.(28), ndërsa R.S.(56) ka vdekur gjatë rrugës për në spital.

Shoferi është dërguar në spitalin e Gostivarit ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe është mbajtur për mjekim.

Shoferi i Mercedesit 55­vjeçari V.E. është shtetas i Maqedonisë, me prejardhje nga fshati Raotincë, i cili përkohësisht ka qëndruar në Mal të Zi.

Në aksident ai ka marrë lëndime më të lehta dhe është mbajtur në stacion policor.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi i ekspertëve nga Stacioni policor Gostivar.

Me urdhër të PP­së, trupat e viktimave janë dorëzuar për autopsi.

Gjatë ekspertizës nga ora 19:20 deri në orën 21:20 komunikacioni në magjistralen Gostivar ­ Kërçovë ishte në ndërprerje për shkak të së cilit u paraqit ngecje me kolona të gjata të automobilave.

Ky është aksidenti më i rëndë i trafikut në rrethinën e Gostivarit sivjet me numër më të madh të viktimave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!

Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”

Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”

Lajme
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

Lajme
Kalo në kategori