LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti me dy viktima në Suharekë, ndalohet për 48 orë shoferja e veturës

Aksidenti me dy viktima në Suharekë, ndalohet për 48 orë shoferja e veturës

Drejtuesja e veturës e përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Shirokë të Suharekës është ndaluar për 48 orë.

Këtë e ka bërë të ditur Faton Aliu, drejtor i Policisë në Prizren.


“Drejtuesja e mjetit të përfshirë në këtë aksident pas trajtimit mjekësor me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se dy personat që humbën jetë në aksident kanë qenë të moshës së re.

“Njëri nga ta është 31 dhe tjetri 20-vjeçar. P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993”, ka konfirmuar drejtori i Policisë së Prizrenit.

Ndryshe, dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti në Suharekë.

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës mes një motoçiklete dhe automjeti në fshatin Shirokë.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar Policia e Kosovës./Telegrafi/