LAJMI I FUNDIT:

Aksidentet me traktor, katër të vdekur në Maqedoni vetëm këtë vit

Aksidentet me traktor, katër të vdekur në Maqedoni vetëm këtë vit
Foto: Ilustrim

MPB dhe SRSKRR sot në Kërçovë dhe rrethinë kanë realizuar aktivitete parandaluese për edukinim e shoferëve të traktorëve dhe të makinave bujqësore dhe për shënim plotësues të këtyre automjeteve për shkak vërejtjes së tyre më të lehtë gjatë pjesëmarrjes në trafik.

Në periudhën kur nëpër rrugët qarkullojnë një numër më i madhë i traktorëve dhe makinave bujqësore SRSKRR dhe MPB-ja zbatojnë fushatë nën moton “ngasje e sgurt e traktorëve dhe makinave bujqësore”. Qëllimi i fushatës është ngritja e vetëdijes për pjesëmarrje të barabartë në trafik të shoferëve të traktorëve dhe makinave bujqësore.


“Kryetarja e SRSKRR-së, Gordana Kozhuvarovska apeloi për kujdes.

“Kini kujdes ndaj traktorëve dhe makinave bujqësore-edhe ata janë të barabartë në trafik, kurse shoferët e traktorëve duhet të ngasin traktorët në gjendje të rregullt teknike dhe të shënuar që të jenë të dukshëm në trafik. Siguria në vend të parë”, tha Kozhuvarovska.

Ndihmësministri për Marrëdhënie me Publikun në MPB, Toni Angellovski informoi se në nëntë muajt e parë të këtij viti në aksidente trafiku me traktorë jetën e kanë humbur katër shoferë, dy prej tyre janë shoferë të traktorëve, kurse dy bashkëudhëtarë.

“Të njëjtat numra i kishim edhe në nëntë muajt e vitit 2021, kurse u përsëritën edhe këtë vit. Traktorët nuk mund të qarkullojnë aq shpejt, por problem është gjendja jo e rregullt teknike të makinave de gabimet e shoferëve. Për këtë drejtojmë apel për kujdes maksimal gjatë ngasjes së traktorëve, për arsye se gabimet mund të jenë fatale”, tha Angellovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori