LAJMI I FUNDIT:

Aksident zinxhiror në Obiliq, pesë të lënduar

Aksident zinxhiror në Obiliq, pesë të lënduar
Foto: Ilustrim

Në orët e vona të së mërkurës një aksident zinxhiror ka ndodhur në Mazgit të Obiliqit.

Në këtë aksident janë lënduar pesë persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësorë.


Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Mazgit ka ndodhur një aksident trafiku zinxhiror ku janë përfshirë disa automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Njesitet relevante të policisë së trafikut kanë dalë në vendngjarje dhe po merren me rastin./Telegrafi/