LAJMI I FUNDIT:

Aksident tragjik në ‘rallyin’ e Portugalisë

Aksident tragjik në ‘rallyin’ e Portugalisë

Tragjedi në garat ‘rally’ në Portugali, ku pas humbjes së kontrollit të një piloti gjetën vdekjen tre persona, një grua 48-vjeçare, një fëmijë tetëvjeçar dhe një tjetër 13 vjeç.

Aksidenti fatal ndodhi në Guimaraes në veri te Portugalisë, kur një Renault Clio që drejtohej nga piloti vendas Helder Macedo humbi kontrollin e veturës së tij teksa po përfundonte provat speciale të etapës së parë të Rally Guimaeres, e vlefshme për kampionatin federal ‘rally sprint’ të veriut të Portugalisë.


Përveç tre viktimave, pesë persona të tjerë mbetën të lënduar ndër të cilët disa në gjendje të rëndë.

Pas këtij aksidenti tragjik organizatorët pezulluan menjëherë garën, pasi ishte e pamundur që nën shokun psikologjik pilotët të mund t’i pilotonin normalisht makinat e tyre.

Edhe piloti që shkaktoi aksidentin është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë psikologjike, pasi nuk mundi të shmangte aksidentin vdekjeprurës. /Supersport/Telegrafi/