LAJMI I FUNDIT:

Aksident tragjik në Lezhë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Lezhë, humbin jetën tre persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras, ku të vdekur kanë mbetur tre persona.

Mësohet se mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga përplasur me hekurin ndarës dhe ka rënë në kanalin me ujë.


Nga aksidenti kanë ndërruar jetë Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa, 39 vjeç, banues në Tiranë dhe Nikoll( Dritan) Gjoni, banues në fshatin Gjegjan, Pukë.

Personi që dyshohej se ka qenë në makinë bashkë me dy të tjerët është gjetur mëngjesin e sotëm pas kërkimit nga polumbarët.

Top Channel ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku makina është palosur nga përplasja e madhe duke thyer bordurën e hekurit në anë të rrugës.

Trupi i tretë është gjetur pas kërkimit intensiv nga polumbarët në ujin e kanalit në të cilin ra edhe makina.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.