LAJMI I FUNDIT:

Aksident tragjik në Itali, vdes 6-vjeçarja shqiptare në Bolonja – po shkonte për dasmë në Shqipëri

Aksident tragjik në Itali, vdes 6-vjeçarja shqiptare në Bolonja – po shkonte për dasmë në Shqipëri

Një ngjarje tragjike ka tronditur Italinë, teksa një vajzë e vogël gjashtë-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident.

Leila Kurti e cila u plagos në një aksident rrugor në periferi të Bolonjës më 14 qershor, teksa ishte në makinë me prindërit dhe motrën e saj katërvjeçare, ka vdekur.


Vogëlushja, pas 18 ditësh qëndrimi në reanimacionin e spitalit Maggiore në Bolonja ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm. Ajo mbeti e plagosur në një aksident rrugor të ndodhur më 14 qershor në afërsi të unazës së Bolonjës.

Babai, dy vajzat dhe gruaja e tij ishin nisur drejt aeroportit Marconi për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri.

Makina me të cilën po udhëtonin u përplas me forcë nga pas nga një makinë tjetër. Gjendja e Leilës u shfaq menjëherë shumë e rëndë. Mamaja dhe motra katër vjeçare mbetën të padëmtuara ndërsa babai pësoi disa fraktura, njoftojnë mediat italiane.

Familja shqiptare ka përjetuar një tragjedi të rëndë edhe tetë vite më parë pasi prindërit e Leilës së vogël kanë humbur një djalë, Markon, i cili vdiq në moshën 6-vjeçare, pasi kishte lindur me keqformime të rënda./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori