Aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Pejë, gjashtë të lënduar


Një aksident me të lënduar është raportuar sot rreth orës 12:30 në rrugën magjistrale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor fshati Runik.
Siç ka bërë të ditur Avni Zahiti nga Zyra për Informim e Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë për Telegrafin, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura civile.
“Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët pas ndihmës së dhënë në QKMF në Skënderaj, më pas janë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/02/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































