Aksident trafiku në Kopiliq të Skenderajt, 7 të lënduar


Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur sonte në fshatin Kopiliq të Skenderajt.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti, ka thënë për KosovaPress se në këtë aksident janë përfshirë një traktor dhe një veturë.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18.00. Personat e lënduar kanë kërkuar trajtim mjekësor”, ka thënë ai.
Nga
Telegrafi
08/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































