Aksident te mensa e studentëve në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona (Foto)


Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes te semaforët e mensës së studentëve në Prishtinë.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona.
"Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën "Eqrem Çabej" në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit 6 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore. Sipas ekzaminimeve nga njësiti i trafikut dyshohet se aksidenti është shkaktuar për shkak të mos respektimit të semaforit", ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/03/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































