LAJMI I FUNDIT:

Aksident te “Kroni i Mbretit”, humb jetën një person

Aksident te “Kroni i Mbretit”, humb jetën një person
Foto: Ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë saktësisht te “Kroni i Mbretit”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.


“Mund të konfirmoj se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:15. Në aksident janë përfshirë pesë automjete, dhe sipas informative fillestare një person ka vdekur ndërkaq dy të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta trupore”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka shtuar se vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e trafikut dhe emergjenca dhe po merren me rastin.

Policia e Kosovës për shkak të numrit të madh të aksidenteve kohëve të fundit, në vazhdimësi ka bërë apel tek te gjithë drejtuesit e automjeteve, që për shkak të ndërrimit të kushteve atmosferike të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori