LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në rrugën Fier-Vlorë, humb jetën një fëmijë 6-vjeçar

Aksident i rëndë në rrugën Fier-Vlorë, humb jetën një fëmijë 6-vjeçar
Foto: Ilustrim

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të ditës së martë, në aksin rrugor Fier-Vlorë, pranë fshatit Panaja.

Policia e Vlorës njofton se rreth orës 04:45, shtetasi me inicialet A. M., 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët, duke drejtuar një automjet Benz, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.


Si pasojë e aksidentit, njëri prej pasagjerëve, një fëmijë 6-vjeçar, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe dy pasagjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeç, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. /Telegrafi/