eksperti ad

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ku janë lënduar gjashtë persona.

"Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat ishin në lëvizje, një veturë e tipit ËV Golf IV dhe një veturë e tipit Renault Clio që të dyja me targa të Republikës së Kosovës.


Si pasoj e aksidentit, kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona, të cilët janë transportuar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë", thuhet në njoftimin për media.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku. /Telegrafi/

41633861 583980385353378 344075392065208320 n

41669196 2294618363912159 7029085172452556800 n

41674692 1963475360612780 3279956929274707968 n 1