LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një grua dhe lëndohen katër persona të tjerë

Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një grua dhe lëndohen katër persona të tjerë

Një grua ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë lënduar sonte në një aksident trafiku me fatalitet, që ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:45 në Autostradën “Ibrahim Rugova” në hyrje-daljen Mazgit – Fushë Kosovë.

Rastin tragjik e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxhaj, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete.


“Më datën 04.03.2023 rreth orës 21:45 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në hyrje-dalje Mazgit-Fushë Kosovë është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku raportohet se një person (femër) ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas zëdhënësit, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor të Policisë së Kosovës dhe është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dalë po ashtu në vendngjarje dhe hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti janë duke u kryer nga kompetentet”, ka thënë Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori